Objekti i ri i shkollës fillore “Naim Frashëri” në Podujevë nuk dihet se kur do të lëshohet. Lëshimi i kësaj shkolle varet nga Komisioni Evropian, i cili duhet të pranoj teknikisht objektin. Kështu të paktën ka thënë për Llapi.info Avni Maloku, drejtor i arsimit në Podujevë.
“Tash po e presim Komisioni Evropian me ardh me ba pranimin teknik, na jemi të gatshëm, invertarin e kemi siguru, e vjetra është tu u prish, vetëm po e presim Komisionin Evropian. Pritet sot, qysh na tha ky punëmarrësi se ky është në kontakt me ta, se ky tash duhet me ba presion që e kem krye. Bile t’ shtunen e t’dielen kanë punu në ato pastrimet e në ato krejt edhe pse i kom shti do banka e karrika se spo kom ku i la.
Na pritëm që po vin sot, po s’erdhen. Qet javë duhet me ardh me pranu teknikisht”, ka thënë Maloku.
Ai ka treguar se gjithçka tjetër është gati.
“Vetëm inventarin e kam pas problem. Inventari është siguru prej ministrisë, sa t’mujna me shpërnda inventarin, se inventarin e kem t’bllokum n’koridor. Mu veq dy ditë m’duhen me e ba shpërndajen e inventarit. Është bë testimi i nxemjes qendrore, është në rregull. Nxemja është me pelin. Është i sigurum peleti, veq janë në përfundim të procedurave të prokurimit, se na s’merrim me prokurim”, ka shtuar Maloku.
Ndërsa, lidhur me koston prej 36.000 për rrënimin e objektit të vjetër të Sh.F. “Naim Frashëri”, Maloku ka thënë se rrënimi nuk është procedurë e tij dhe se është në dijeni për kompaninë që po e rrënon objektin.
“E kta se di, se është e prokurimit. Na i kem pas telashet tona. Kta as që e kom marr parasysh as që du me ditë, masi so procedurë e jemja, ja paftë hajrin ai”, ka thënë Maloku.
Kurse, për mësimin që kanë humbur nxënësit deri tani, shkak i rrënimit të objektit të vjetër dhe moslëshimit të objektit të ri, Maloku ka thënë se do të i shohim mundësit, ose ta shfrytëzojmë pushimin dimëror, ose të mbahet mësimi të shtunave./Llapi.info