Rruga Kaçanik-Han i Elezit, e cila ishte mbyllur që nga 8 maji për shkak të rrëshqitjeve të dheut dhe gurëve, është hapur sot për qarkullim.
Këtë e ka bërë të ditur përmes Facebookut, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, i cili shkruan angazhimi i pandalshëm i ekipeve që punuan në këtë rrugë rezultoi në sanimin e rrezikut brenda 20 ditëve në këtë segment rrugor.
Ky është postimi i Lekajt në Facebook:
“Ajo për të cilën u angazhuam pandalshëm me të gjithë ekipet tona, kabinetin dhe operatorin ekonomik, ndodhi sot, për 20 ditë u sanua rreziku në segmentin rrugor, Kaçanik – Hani i Elezit, i rrugës N2.
Tani rruga është e lirë për qarkullim te të gjitha automjeteve…!