Policia e Kosovës ka kontrolluar dje vendbanimin e një të dyshuari në fshatin Letanc, komuna e Podujevës, me ç’rast ka gjetur dhe ka konfiskuar armë, njofton raporti 24-orësh i Stacionit Policor në Podujevë, transmeton Llapi.info.

Në raport thuhet se me urdhëresë të gjykatës është kontrolluar lokacioni i të dyshuarit ku janë konfiskuar këto armë për të cilat i dyshuari nuk kishte autorizim të posedimit.

Armët e konfiskuara janë të këtyre llojeve:

  • Dy kallashnikovë AK 47  me 14 fishek 7.62
  • Një armë e llojit snajper ,25 fishek të kalibrave të ndryshëm
  • Katër karikator të AK47
  • Një palë dylbi
  • Një sprej amerikan.

Stacioni Policor në Podujevë njofton se me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt./Llapi.info