Lëvizja e njohur si “Braktisja e Islamit” ka kaluar tashmë nën hetim të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
Lajmi u bë i ditur në një bisedë me Gazeta Insajderi, nga zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.
Ai ka thënë për shkak të ndjeshmërisë nuk mund të ndajë më shumë informacione lidhur me hetimet ndaj këtij grupi.
“Prokurorja e çështjes pas analizimit të shkresave të lëndës, rasti në fjalë do e dërgojë për vlerësim të kompetencës lëndore në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës. Për shkak të ndjeshmërisë se procesit hetimor nuk mund të ndajmë me shumë informata për ketë rast”, tha Nikçi.
Grupi i qytetarëve, shumica prej tyre nga Deçani, bëri daljen publike më 20 tetor 2023, ndërsa tre ditë më pas, kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, mblodhi Këshillin e Bashkësisë Islame në reagim ndaj kësaj ngjarjeje.
Ata e konsideruan këtë veprim si një thirrje për të nxitur urrejtje, për të cilën thanë se është e dëmshme dhe e dënueshme.
Arsyeja që ky rast ka kaluar në Prokurorinë Speciale, është për shkak të cenimit të sigurisë kombëtare, që dyshohet se e kanë bërë ky grup.