Qendra e Vetëvenosjes në Besianë dje e themeloi Pikën e saj në Llapashticë të Poshtme, duke zgjedhur kështu edhe Kryesinë dhe delegatët për Këshillin e Qendrës, raporton Llapi.info.
Sipas komunikatës së tyre, LVV ka për qëllim shtrirjen e strukturës organizative nëpër çdo fshat dhe qytet.
“Numri i qytetatëve të Llapashticës së Poshtme të anëtarësuar ne LVV është rritur ndjeshëm,sepse të vetmen forcë politike në Llap për të sjell ndryshimin e vlerësojnë LVV”, është përfunduar komunikata e Lëvizjes Vetëvendosje.