Një lëvizje antisoros në Shqipëri është duke i përcjellë të gjitha lëvizjet e djalit të miliarderit kontrovers, George Soros, Alexit.

Sipas kësaj lëvizjeje, edhe ideja për korrigjim e ndryshim të kufijve në Ballkan është e Sorosot.

Janë publikuar fotot e Alex Soros, i cili nis vizitat në Beograd, Prishtinë e Tiranë posa nis ideja për ndryshim e korrigjim kufijsh.

Bazuar në fotot e instagramit, Alex ka takuar Presidentin serb, Aleksander Vucic, Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi e Kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

“Ndërsa Alex Soros po negocion në mënyrë sekrete prej muajsh me Serbinë, Kosovën dhe Shqipërinë për copëtimin e Kosovës duke i dhënë Serbisë pa luftë gjithë pasurtë e Trepçes, ujëmbledhësin më të madh (Gazivodën) dhe tokat me pjellore të Kosovës, reagojnë menjëherë ashpër Amerikanët pas dërgimit të 135 trupave elitë për kapjen e armiqve të Amerikës me helikopterë kudo ku të fshihen”, shkruan në profilin e lëvizjes antisoros.

Idenë për ndryshim e korrigjim kufijsh e ka nisur Presidenti Thaçi menjëherë pasi kishte dështuar të shfuqizonte Gjykatën Speciale. Në janar të këtij viti Zyra e Thaçit e kishte lënë të hapur idenë e bisedimeve me Serbinë, duke përfshirë edhe temën e kufijve.

Deri tash vetëm Gjermania e Britania kanë dalë krejtësisht kundër, ndërsa, vendet tjera kanë lënë të hapur mundësinë e çfarëdo marrëveshje me të cilën palët mund të pajtohen.

Në Kosovë ideja e Thaçit është kundërshtuar nga LDK, AAK e NISMA. Ndërsa, VV ende s’e ka një pozicionim të qartë.

Thaçit është kundërshtuar nga LDK, AAK e NISMA. Ndërsa, VV ende s’e ka një pozicionim të qartë.

Duke mos pasur mbështetje dhe fuqi politike, Thaçi nëpër konferenca për media, ka nisur të lëshojë akuza në drejtim të mediave, duke thënë se një pjesë e tyre po flasin me gjuhën e Vucicit.

Mirëpo, pa kaluar as 24 orë, Shefi i Shtetit ishte detyruar të kërkonte falje për një akuzë të tillë, marrë parasysh se idetë për ndryshim kufijsh prej vitesh promovohen nga Aleksander Vucic e Ivica Dacic, dy njerëzit kryesorë të Sllobodan Milloshevicit gjatë kohës së luftës në Kosovë, në vitet 1998-1999.

Lexojini të gjitha lëvizjet e djalit të Sorosit në Ballkan:

Doni të kuptoni çfarë po ndodh në Kosovë?

NDIQNI ITINERARIN E ALEX SOROS NGA INSTAGRAMI:

Ekskluzive nga Levizja AntiSoros

4 Gusht 2018 Kosovë: NATO u tregon dhëmbët Serbëve! Edhe Thaçit!

4 Gusht 2018 Serbi: Serbia mbledh Këshillin e Sigurimit dhe mobilizon ushtrinë!

1 Gusht 2018 Kosovë: Thaçi shpall copëtimin (“korigjimin e kufijve”) të Kosovës kundrejt Serbisë!

1 Gusht 2018 Serbi: Alex Soros bisdeon ngrohtë dhe optimist me Vuçiç pas bisedës me Ramën!

31 Korrik 2018 Shqipëri: Alex Soros bisedon i lumtur me Ramën pas bisedës me Vuçiç!

29 Korrik 2018 Serbi: Alex Soros bisedon shumë optimist me Vuçiç dhe niset për të takuar Ramën!

26 Korrik 2018 Serbi: Alex Soros bisedon shumë i lumtur dhe optimist me Vuçiç pas bisedës me lidershipin kosovar!

25 Korrik 2018 Kosovë: Alex Soros bisedon shumë i lumtur me lidershipin kosovar madje takon këtë herë edhe bursistin e Soros Shpend Ahmetin!

24 Korrik 2018 New York: Alex Soros takon i lumtur Kryeministren LGBT të Serbisë para takimeve të saj me administratën amerikane të Trump!

24 Qershor 2018 Berlin: Alex Soros bën takime zyrtare me zyrtarë të lartë të Berlinit ku është vendosur edhe Fondacioni Soros pasi e përzunë nga Hungaria!

29 Prill 2018 Francë: Alex dhe George Soros takohen me Ramën dhe Vuçiç por takimi mbahet i fshehtë dhe çensurohet nga të gjithë mediat!

23 Prill 2018 Serbi: Alex Soros takohet shumë optimist me Vuçiç!

13 Janar 2018 Kosovë: Alex Soros takohet me, Albinin dhe viziton në zyrat e veta Vetvendosjen dhe më pas edhe “Shoqërinë Civile” të Soros në Kosovë!

12 Janar 2018 Kosovë: Alex Soros takohet me Thaçin dhe Haradinaj!

24 Nëntor 2017 Shqipëri: Alex Soros qëndron gjatë dhe i lumtur duke u shoqëruar nga Veliaj, Fuga dhe Edi Rama!

21 Nëntor 2017 Serbi: Alex Soros prezantohet me Vuçiç si trashëgimtar i Fondacioneve Soros dhe është i lumtur nga rezultati i takimeve!

20 Nëntor 2017 Serbi: Alex Soros takon lidershipin e Fondacionit Soros në Serbi!

23 Shtator 2017 SHBA: George Soros i prezanton Ramës Alexin si trashëgimtarin e tij me të cilin do të punojë ngushtësisht për të vënë në jetë Axhendën Soros!

Ja kjo ishte Axhenda Soros disa mujore hap pas hapi e Alex Soros që konkludoi me një krizë lufte që testoi vullnetin ushtarak amerikan për llogari të Rusisë dhe Gjermanisë siç u denoncua nga Kryeministri Haradinaj!!!

P.S. Alex mund të sillet si pjeshkë ekzibicioniste Instagrami (kjo ësht gjëë e mirë se ndryshe nga të jatin ne mund t’a gjurmojmë) por mos harroni që ai është pjellë e Djallit dhe misioni i tij është sprova për të bindur të jatin që është në gjëndje t’ja dalë.. duke shk.. Atdheun tonë…