Ministri dhe zv/ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe Hysen Durmishi, kanë vizituar punëtorët që po punojnë në magjistralen Podujevë – Prishtinë.
Ata kanë parë përsëafërmi punimet që po bëhen, teksa kanë thënë se qëllimi i tyre është që të asfaltohet njëri segment i magjistrales me qëllim që të evitohen kolonat e gjata që janë duke u shkaktuar momentalisht.
Kujtojmë që premtimi i kësaj ministrie është që brenda këtij viti kjo magjistrale të përfundojë së ndërtuari.