Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, thotë se prioritet kryesor në këtë mandat është përfundimi i rrugës Prishtinë-Podujevë, ndërsa në të njëjtën kohë po vazhdojnë punimet edhe rruga Dollc-Zahaq. 

Për këto investime, Aliu ka thënë se po punimet me një dinamikë të përshpejtuar.

“Janë në proces të ndërtimit përderisa rruga Prishtinë-Podujevë, është në proces të rregullt dhe po shkon cdo gjë në kohë dhe është mjaftë i shpejtë i realizimit të punimeve. Po ashtu edhe rruga Prishtinë-Pejë ato segmete që janë filluar tashmë janë duke shkuar mirë. Kemi të hapur tenderin nga Zahaqi deri në Dolls e që shpresoj që shpejtë do të mund ta përmbyllin edhe këtë tender, me nënshkrimin e kontratave. Këto dy rrugë janë duke shkuar në proces mjaftë të shpejtë, kemi dinamikë të përshpejtuar edhe tek autostrada e Gjilanit, ku mund të themi se njëri ndër rrugët të cilat ka pasur probleme më së shumti, bashkë me rrugën e Dollc-Gjakovë, të cilat janë të dyja projekte që ka pasur pengesa të paparashikueshme, me aq shumë probleme të projektit, të shpronësimeve të cilat kemi pasur vështirësi për zgjidhjet e tyre por kemi arritur që t’i realizojmë dhe me i zgjidh në masë të madhe”, ka thënë Aliu.