Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se sot gjatë ditës ka marrë dy vendime të rëndësishme.
Ai ka treguar se ka anuluar tenderin 44 milionësh për mirëmbajtjen e rrugëve.
Si dhe kanë anuluar privatizimin e shërbimit të Patentë Shoferëve.
“Të dyja këto vendime janë marrë duke pasur parasysh interesin publik dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve. Po ashtu, së shpejti do ta riaktivizojmë E-testimin për ta rregulluar mbarëvajtjen e testimit për patentë shoferë, duke shmangur kështu keqpërdorimin”.