Presidentët e Iranit, Turqisë dhe Rusisë do të takohen sot në Ankara, për të diskutuar për të ardhmen e Sirisë dhe mënyrat se si të rrisin ndikimin e shteteve të tyre në Siri
Presidenti turk, Recep Tyyip Erdogan, do të mirëpresë homologun e tij rus, Vladimir Putin, dhe atë iranian, Hasan Roganin.

Ky është Samiti i dytë trepalësh në gjashtë muajt e fundit.

Të tria shtetet janë të përfshira thellësisht në luftën në Siri. Rusia dhe Irani mbështetin presidentin Bashar al-Assad, ndërkaq Turqia mbështet grupet rebele.

Rusia, Turqia dhe Irani kanë sponsorizuar një sërë negociatash të paqes për konfliktin në Siri, që mbahen në Astana të Kazakistanit.

Lufta në Siri ka nisur më 2011. Që atëherë, vlerësohet se janë vrarë mbi 340 mijë persona, ndërkaq miliona të tjerë janë zhvendosur. /rel/