Në fillim të fushatës së korrjeve-shirjeve, liderët e vendit e kanë zakon që të hipin vetë në kombajnë, për t’i uruar mbjelljet.

Një praktikë të tillë e ka ndjekur presidenti Hashim Thaçi, pastaj ish kryeministri, Ramush Haradinaj e sot edhe kryeministri i tanishëm, Avdullah Hoti, shkruan Reporteri.

Në nisjen e fushatës së korrje-shirjeve, kryeministri Avdullah Hoti bashkë me ministrin e Bujqësisë, Besian Mustafa kanë hipur në kombajnë.

Nga Shiroka e Suharekës Hoti tha se nuk është hera e parë, por që sipas tij ashtë ndjenjë e veçantë të “provojë” të luajë rolin e kombajnerit.
Hoti tha se nuk është hera e parë, por ndjenjë e veçantë sigurisht.

“Nuk është hera ime e parë sigurisht, por ndjenjë e veçantë sigurisht. Nuk është hera e parë”, u shpreh Hoti.

Një praktikë të tillë e kishte ndjekur edhe ish-kryeministri Haradinaj, për çka ishte akuzuar se po e kopjon Thaçin.

Image may contain: 1 person, sky and outdoor