Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, dënon ashpër fushatën kundër rrugës Deçan – Plavë, të ndërmarrë nga Igumeni i Manastirit të Deçanit Sava Janjiq.
Lidhja e Historianëve kërkon nga faktori ndërkombëtar që të distancohen nga çdo iniciative e Igumenit Janjiq dhe të mos pengojnë ndërtimin e rrugës nacionale Deçan – Plavë, transmeton Telegrafi.
“Politika antishqiptare e Manastirit të Deçanit vetëm sa po vjen e po forcohet, andaj i bëjmë thirrje Manastirit dhe personelit të tij, që të tërhiqet nga lojnat e ndyra të cilat do të prodhojnë destabilizim të rendit të përgjithshëm në Deçan dhe rrethinë”, thuhet në reagimin e LHK.
“LHK fton të gjitha forcat politike në Deçan për unifikim dhe përgjigje sa me të madhe kundër iniciativës së serbo-madhit Janjiq për ndalimin e ndërtimit të rrugës Deçan – Plavë, dhe kërkojmë që të organizohet një protestë e madhe popullore, me të cilën do të kërkohet ndërtimi i rrugës Deçan – Plavë”, përfundon reagimi.
Ndaj ndërprerjes së punimeve në rrugën Deçan-Plavë, kanë reaguar institucione dhe shoqata të ndryshme. Ndërsa, ndërprerjen e punimeve e kanë përshëndetur ambasadori amerikan dhe përfaqësuesja e BE-së në Kosovë.