Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Podujevës, njofton qytetarët e Komunës së Podujevës se të hënën, më 31.10.2016, në orën në 13:00, në Sallën e Kuvendit, Shoqata e Onkologëve dhe Shoqata “Vita”, organizojnë ligjëratë sensibilizuese kundër kancerit të gjirit.
Kjo ligjëratë mbahet me qytetarët e Podujevës në kuadër të Muajit të luftës kundër kancerit të gjirit, thuhet në faqen zyrtare të Komunës së Podujevës, njofton Llapi.info.
Ligjërues do të jetë Dr Ekrem Hyseni – Drejtor i Klinikës së Onkologjisë.
Në ligjëratë prezantojnë edhe specialistë të tjerë nga Klinika e Onkologjisë, kurse në fund të takimit do të bëhet bisedë interaktive me pjesëmarrësit dhe do të përgjigjen në pyetjet e qytetarëve
Ftohen të gjithë të interesuarit të marrinë pjesë dhe të shtrojnë pyetjet dhe problemet e tyre./Llapi.info