Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, së bashku me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, kanë vizituar fabrikën e mobileve “Elnor”, në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Limaj tha se kjo vizitë po shërben për të parë efektin e vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndalimin e lëndës së parë të drurit.

“Erdhëm për të vizituar drejtuesit e kompanisë, ishte edhe një shkas i vizitës pas vendimit që ka marrë ministri i Tregtisë dhe Industrisë, donim të përcillnim mesazh edhe për bizneset e tjera për vendimin që ministri ka marrë para disa kohesh.

“Ministri Shala ka marrë një vendim të rëndësishëm dhe donim ta shihnim që tash a është ndaluar eksporti si landë e parë me qëllim që t’u ipet mundësi kompanive tona. Ka qenë vendim i jashtëzakonshëm dhe do të ketë efekt për të gjitha kompanitë që merren me përpunimin e drurit”, ka thënë Limaj.

Ai u shpreh se ky vendim është sinjal që në Kosovë ka punë dhe këtë mund ta bëjë dora e vyer i interesuar për zhvillim.

Masa për ndalimin përkohësisht të eksportit të masës drurore është bërë për arsye se lejimi i vazhdueshëm i eksportit të masës drurore për eksport në vendet tjera si lëndë e pa përpunuar (trupa), në një kohë kur të gjitha vendet përreth e kanë ndërprerë eksportin nga vendet e tyre, është duke dëmtuar rëndë sektorin e përpunimit të drurit në vendin tonë.

Gjithashtu lejimi i këtij aktiviteti po i rritë prerjet ilegale në Kosovë qoftë për masë drurore teknike edhe për masën drurore dru zjarri”, ka thënë Shala në mbledhjen e Qeverisë.

Ky propozim vendim është hartuar në përputhje me procedurat e parapara me Rregulloren e Punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 09/2011 si dhe në konsulltim dhe poashtu edhe me rekomandim të Agjencisë Pyjore të Kosovës dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural”, ka thënë Shala.