Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se sot se do të qëndrojnë pranë familjeve të cilat ende nuk dinë gjë për më të dashurit e tyre.
Ai në një postim në “Facebook”, ka shkruar se në ditën e të pagjeturve, ka bërë edhe njëherë thirrje për drejtësi, për ndriçimin e fatit të të pagjeturve gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Postimi i plotë i Limajt:
Kosova sot shënon Ditën e Personave të Pagjetur.
Reklamë
Sot, si çdo ditë tjetër, qëndrojmë pranë familjeve të cilat ende nuk dinë gjë për më të dashurit e tyre.
Sot, në ditën e të pagjeturve, të kësaj plage që vazhdon të rëndojë mbi shtetin e Kosovës, dy dekada pas përfundimit të luftës, bëjmë thirrje edhe njëherë për drejtësi, sepse vetëm ajo i shëron plagët.
Është obligim i yni të mos rreshtim së kërkuari ndriçimin e fatit të tyre, sepse vetëm atëherë Kosova jonë e lirë ka kuptim. FL