Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se sot kujton me pietet të lartë luftëtarin e orëve të para për lirinë e Kosovës, heroin e Kombit, Shkëlzen Haradinaj.

Limaj në një postim të tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se dy dekada më parë Shkëlzen Haradinaj, Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj dhe Luan Nimanaj ranë heroikisht në betejën e Maznikut në një betejë të paparë deri atëherë.

“Sot kujtojmë me pietet të lartë luftëtarin e orëve të para për lirinë e Kosovës, heroin e Kombit, Shkëlzen Haradinaj. Dy dekada më parë Shkëlzen Haradinaj, Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj dhe Luan Nimanaj ranë heroikisht në betejën e Maznikut, në një betejë të paparë deri atëherë. Shkëlzeni, Fatmiri, Hasimi dhe Luani u bënë mburojë me trupat e tyre në mbrojtje të civilëve të strehuar në atë zonë. I përjetshëm qoftë kujtimi për të gjithë dëshmorët e Kombit”, ka shkruar në Facebook, Fatmir Limaj.