Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka pranuar një mirënjohje nga Shoqata Çamëria në hapjen e ‘Javës Çamë’ që po mbahet në Tiranë.
Përveç, Limajt me mirënjohje janë nderuar edhe ish presidentet Bujar Nishani, Aleksander Moisiu dhe publicisti nga Maqedonia, Kim Mehmeti.
Limaj ka shkruar se është koha që tani në Ballkan të gjitha çështjet e hapura nga e kaluara të marrin adresimin e merituar siç është edhe çështja e të drejtave të shqiptarëve që kanë jetuar në Greqi.
“Natyrisht në të gjithë presim që gjatë bisedimeve Shqipëria dhe Greqia të përmbyllin edhe këtë çështje duke respektuar të drejtat e njeriut”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.
Postimi i plotë i Limajt:
Ishte kënaqësi e jashtëzakonshme që në Tiranë të pranoja mirënjohje nga Shoqata “Çamëria”.
Ky është një nder i madh për mua.
Është koha tani që në Ballkan të gjitha çështjet e hapura nga e kaluara të marrin adresimin e merituar siç është edhe çështja e të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në Greqi.
Natyrisht, ne të gjithë presim që gjatë bisedimeve, Shqipëria dhe Greqia ta përmbyllin edhe këtë çështje duke i respektuar të drejtat e njeriut.