Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka pritur në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall.
Limaj i cili është emëruar nga Qeveria e Kosovës udhëheqës i bisedimeve me Serbinë, ka njoftuar përmes një postimi në ‘Facebook’, se me ambasadoren kanë biseduar për zhvillimet aktuale në vend e posaçërisht për fazën finale të dialogut me Serbinë.
“E njoftova ambasadoren për formimin e delegacionit qeveritar për bisedimet me Serbinë si dhe përpjekjet tona për t’ia ofruar mundësinë edhe opozitës të jenë pjesë e këtij delegacioni duke e shndërruar atë në delegacion shtetëror”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’.
Sipas Limajt, marrëveshja përfundimtare me Serbinë nënkupton njohjen e Kosovës nga Serbia si dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe organizma tjerë ndërkombëtar.