Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se partitë opozitare duhet urgjentisht të mblidhen e të kërkojnë garanci me shkrim nga Kurti që s’do ta ndërmarr asnjë iniciativë për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet, pa pajtimin paraprak me opozitën.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Limaj ka deklaruar se kurdo që fillohet me reformë zgjedhore, atë duhet ta udhëheq opozita.
“Partitë opozitare në parlament duhet urgjentisht të mblidhen e të kërkojnë garanci me shkrim se shumica nuk do të ndërmerr asnjë iniciativë për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet pa pajtimin paraprak me opozitën, si dhe kurdo që fillohet me reformë zgjedhore atë duhet ta udhëheq opozita.
Pa një marrëveshje me shkrim pozitë-opozitë, nuk ka asnjë siguri se pushteti nuk do të vepron përsëri në funksion të jetësimit të synimit të tyre për ndryshimin e këtij Ligji.”, ka shkruar Limaj.