Zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj, u ka bërë thirrje të gjitha partive dhe gjithë deputetëve që të përfshihen në procesin e dialogut me Serbinë.
Limaj në fjalën e tij ka thënë se procesin e dialogut nuk mund ta drejtojë një individ, njofton Klan Kosova.
“Një njeri nuk mund të flasë për Kosovën nga çfarëdo institucioni që vjen, prandaj ejani ta bëjmë ekipin. Të ndërtohet komunikimi dhe të hiqet mundësia e jotransparencës që ka qenë në të kaluarën”, ka thënë Limaj, njofton Klan Kosova.
“Mos të shkojmë në Bruksel dhe të bëhen gabime siç janë bërë në të kaluarën. Një marrëveshje e keqe do të na përcjell tërë jetën. Qëndrimi si vëzhgues dhe mos të merret përgjegjësi nuk i takon Parlamentit të Kosovës. Ftesa ime dhe shumicës këtu është që: ejani të bëheni bashkë dhe opsionet e formulave janë krejt të hapura. Mos lejoni që të bini në propagandën se si do të jetë çështja e Kosovës”.
“Këtij parlamenti nuk i takon t’i përfol fjalët që thuhen jashtë qoftë duke iu referuar burimeve ndërkombëtare për autonomi e të tjera Nëse parlamentin e kthejmë në garë dhe qërim hesapesh i bëjmë dëm vendit tonë, prandaj ejani dhe përfundimisht të përmbyllim çështjen me Serbinë dhe të ndërtojmë diçka të mirë për qytetarët tanë”.