Me rastin e Ditës së të Pagjeturve të Kosovës, Fatmir Limaj zëvendëskryeministër njëherit kryetar i Nismës Socialdemokrate iu ka bërë thirrje institucioneve kosovare dhe bashkësisë ndërkombëtare “që të bëjnë maksimumin dhe të pamundurën që të zbardhet njëherë e përgjithmonë fati i qytetarëve tanë të pagjetur”.
“Serbia duhet të kuptojë se nuk mund t’i mbajë peng familjet e të pagjeturve dhe se autoritetet e Beogradit duhet ta pranojnë zbardhjen e fatit të të pagjeturve. Kryerësit e këtyre krimeve duhet të marrin përgjigjen e duhur nga institucionet e drejtësisë”, ka shkruar ai në Facebook.