Sot janë bërë 21-vjet nga rënia e dëshmorit të kombit, Bahri Fazliu. Fazliu më 7 maj të vitit 1998 ra heroikisht në vendin e quajtur Bogiqe të Malit të Zi, njofton Llapi.info

Me këtë rast, i pari i Nismës Socialdemokrate, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i Nismës, Bilall Sherifi dhe deputeti Haxhi Shala kanë vizituar familjen e heronjve të Kombit, Fahri e Bahri Fazliu.

Zëvendëskryeministri i Kosovës ka thënë se Bahri Fazliu ishte veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare.

“Heronjtë si Bahri Fazliu dhe dëshmorët tjerë të UÇK-së janë themeli i lirisë së Kosovës. I paharrueshëm qoftë kujtimi për Bahriun dhe dëshmorët e Kombit”, ka shkruar Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’./Llapi.info

Image may contain: 5 people, people standing, suit, wedding and outdoor