I pari i NISMËS Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se presidentja Osmani dhe kryeministri Kurfti kanë hyrë në aventura politike.

Sipas tij, këto aventura nisën “duke sfiduar shtetin”, e tani të dy po e dorëzonë atë.

Kjo është deklarata e plotë e Limajt:

Vjosa dhe Albini u futën në aventura politike duke sfiduar shtetin, e tani po e dorëzojnë atë.

Ky është rezultati i politikave aventuriste e populiste.

“Kur bie në gjumë me fëmijë, në mengjes zgjohesh i lagur”. ( proverbë e njohur nga populli ynë)

Dy fjalë për deklaratat e pasardhësit të Millosheviqit, Aleksander Vuçiq:

Ushtria jote qetnike me gjak në duar është shporrur nga Kosova në vitin 1999, e si e tillë edhe do të mbetet e trajtohet nga Kosova tash e gjithmonë.

Këtu kemi qenë, jemi e do të jemi NE!