Koalicioni NISMA-AKR-PD, ka nominuar sonte edhe zyrtarisht, Fatmir Limajn për kryeministër të vendit.
Nisma Socialdemokrate në Konventën që po mbahet në Qendrën e Panaireve në Shkabaj- Bërnicë ka treguar se Limaj nga tani është kandidati zyrtar për kryeministër të Kosovës.
Koalicioni NISMA-AKR-PD nga shumë kush po vlerësohet si përcaktuesit për formimin e institucioneve pas zgjedhjeve të 6 tetorit.
Ndërkohë që zyrtarë të Nismës e kanë vlerësuar si koalicion fitues të zgjedhjeve të 6 tetorit.
Kurse, Bilall Sherifi bëri prezantimin e kandidatit për kryeminsitër të koalicionit Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj gjatë konvetës së këtij koalicioni
Ai tha se jeta e Fatmir Limajt është praktikisht jeta e Kosovës.
“Kryetar Limaj kur me kërkuat prezantimit tuaj me than te flas vetëm 5 deri 7 minuta. Te flasësh 5 deri 7 minuta per Fatmir Limajn është e pamundur. Do te beje prezantimin ne shkurt. Jeta e Fatmir Limajt është jeta e Kosovës. Me lejoni qe se pari te përshëndes, Jakup Krasniqin. Ne dite te vështira e luftës ne dite te mira te paqes, faleminderit baci Jakup. I nderuari kryetar i AKR-se, Behgjet Pacolli, i nderuari kryetari i PD-se, Ferid Agani. Sa here është folur per luftën e Kosovës edhe për UCK, emri i komandant Çelikut ka shkëlqyer”, tha Sherifi.