Mungesa e zhytësve në Liqenin e Batllavës po paraqet rrezik serioz për qytetarët të cilët e frekuentojnë atë, sidomos gjatë temperaturave të larta.
Zyrtarë të Komunës së Podujevës thonë se në këtë liqen nuk ka zhytës, pasi ai është akumulues dhe nuk është nën menaxhim të tyre. E në anën tjetër, opozita në këtë Komunë akuzon pushtetin për neglizhencë, shkruan sot, gazeta Zeri.
Një vajzë 12-vjeçare ka humbur jetën të dielën derisa ishte duke u freskuar në Liqenin e Batllavës. Mungesa e zhytësve në këtë liqen po rrezikon jetën e qytetarëve të cilët e frekuentojnë atë, sidomos gjatë ditëve të fundit si pasojë e temperaturave të larta që kanë kapluar vendin tonë.
Zyrtarë të Komunës së Podujevës thonë se në këtë liqen nuk ka zhytës pasi liqeni është vetëm akumulues e jo turistik e që, sipas tyre, nuk është nën menaxhim të Komunës së Podujevës.
Por në anën tjetër, përfaqësues të partive opozitare akuzojnë Komunën e Avni Ajeti, deputet i AAK-së në Asamblenë Komunale të Podujevës, thotë së çdo vit këtu humbin jetën dy ose tre persona. Ai fajtor për këtë gjendje e ka bërë pushtetin komunal dhe qendror e që neglizhenca e tyre po u kushton qytetarëve me jetë.
“Ne në Kuvendin Komunal e kemi ngritur këtë çështje, që të ndahen mjete nga Komuna dhe të trajnohen disa persona për zhytje ose në të kundërtën të ndalohet larja në liqen. Por asnjëherë nuk kemi marrë një përgjigje konkrete nga Komuna”, njofton Express, transmeton Llapi.info.