Mungesa e reshjeve të shiut ka bërë që Liqeni i bukur i Batllavës të thahet dhe pakësohet më ujë. Por, i njëjti ka nisur të mbushet me diçka tjetër. Mbeturina të shumta janë lënë përreth këtij liqeni, shkruan Llapi.info.

Edhe pse tani në sezonin e verës kur vizitohet jashtëzakonisht shumë, mirëmbajtja e tij nuk po bëhet siç duhet. E për këtë drejtori i Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit në Podujevë, Hamdi Jaha pati thënë se për pastrimin e tij kujdesen dy punëtorë.

Kështu të paktën shihet në pamjet e sotme që ka siguruar Llapi.info, ku shihet bërlloku i shumtë që ka kapluar atë pjesë që thuajse i bënë konkurrencë një deponie.

Të njëjta mbeturina gjenden në çdo cep të Liqenit të Batllavës. E për fat të keq, e tërë hapësira e cila shfrytëzohet nga turistët duket kështu.

Edhe pse mbeturinat kanë vërshuar këtë pjesë, megjithatë qytetarët kanë gjetur vend për piknik./Llapi.info