Vajza e dytë e familjes Lutolli nga Letanci i Podujevës, 15 vjeçarja Liridona, ka një vit që ka shkuar në Siri.

Liridona vuante nga kanceri dhe është mashtruar nga burri i saj tashmë i vrarë në Siri, raporton KTV.

Ajo vazhdon kontaktet me familjen, por nuk pranon kurrsesi të kthehet në Kosovë, ndërsa tashmë është martuar me një luftëtar tjetër të ISIS-it.

Nëna e saj thotë se nuk do të donte asgjë tjetër, pos kthimin e vajzës në shtëpi.

Vëllezërit e saj më të vegjël kanë treguar se Liridona ishte mbuluar pak para se të shkonte në Siri.

E që nga qershori i vitit të kaluar, kjo familje është larguar edhe nga skema e asistencës sociale./kohavision