Pas dy viteve rresht shkolla e futbollit ‘Liridoni’ nga Podujeva, ka marrë lajmin se edhe vitin tjetër do të përfaqësojnë Kosovën në arenën ndërkombëtare në turne internacional, njofton Llapi.info
Në njoftimin e kësaj shkolle thuhet se kjo është arritur pas rezultateve të arritura këtë vit në Salzburg të Austrisë.
“ Edhe këtë vit Shf Liridoni pati paraqitje të shkëlqyeshme në turnirin internacional në Salzburg, duke lënë mbresa të mira në publik.
Pas përshtypjeve të mira dhe rezultateve të arritura, shkollës sonë prapë iu bë ftesë që vitin e ardhshëm të përfaqësojmë Komunën e Podujevës dhe shtetin e Kosovës.
Shf Liridoni në bazë të bashkpunimit të deritashëm me Asv Salzburg dhe krijimit të lidhjeve miqësore-sportive do të vazhdoj të thelloj bashkpunimin edhe në forma të ndryshme” thuhet në njoftim./Llapi.info