Shkolla e Futbollit “Liridoni” nga Podujeva edhe këtë vit përfaqëson Kosovën në Austri në turneun internacional, njofton Llapi.info
Para fillimit të ndeshjes Liridoni” përveç që ka zbuluar stemat kombëtare e shtetërore, ata kanë zbuluar edhe një fotografi si dhe një pjesë e biografisë së legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri, i cili ndërroi jetë javë më parë nga një sulm në zemër.
Po ashtu para ndeshjes u mbajt edhe një minutë heshtje.
Kujtojmë se në këtë turne marrin pjesë 20 skuadra nga 11 vende të ndryshme të botës.
Këtë vit Shf. “Liridoni” do të jetë në grup me: Cfc Fiorentina – Itali, Asv Veitsbronn – Gjermani, Fc Slavoj Olympia Bruntal – Çeki dhe Ask St.Valentin – Austri.
Kurse, kjo shkollë futbolli e drejtuar nga trajnerët, Bahri Osmani e Fisnik Thaqi edhe në edicionet e kaluara ka treguar lojëra të mira dhe ka fituar respektin e të gjithëve, duke bërë që të jetë sërish pjesëmarrës./Llapi.info