Janë liruar sot në mëngjes nga Gjykata Themelore Shkupi 1, katër personat e fundit të akuzuar për vrasjen e tre policëve në Haraçinë, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2000.
Për rastin në fjalë të akuzuar ishin 7 persona, 3 prej tyre tani më kanë ndërruar jetë, ndërsa njëri ishte vrarë gjatë arrestimit po në vitin 2000.
Të gjithë të akuzuarit kanë vuajtur nga 24 muaj paraburgim. Të mbijetuarit thonë se do të kërkojnë dëmshpërblim për 24 muajt e paraburgimit. Pas lirimit nga akuza ata u shprehën se këto 18 vite kanë qenë për ta shumë stresuese dhe për këtë do të kërkojnë dëmshpërblim, raporton Alsat-M.