Pulmologu i Qendrës Kryesore të Mjekësisë familjarë në Podujevë, Ibrahim Hoti, është liruar sot në procedurë të rregullt, raporton Llapi.info.

Kështu ka konfirmuar për medie Prokuroria Themelore në Prishtinë.

“Prishtinë, 17 prill 2021 – Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ju njofton se i dyshuari-mjeku me inicialet I.H., i cili ishte ndaluar më 15.04.2021, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, në drejtim të veprës penale “Mosdhënia e ndihmës mjekësore”, nga neni 255 të KPRK-së, i njëjti, më 16.04.2021, në orën 17:30, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, pulmologu, Ibrahim Hoti është arrestuar të enjten mbrëma pasi ka refuzuar t’u japë ndihmë disa qytetarëve në QKMF-në e Podujevës. Ndaj këtij vendimi kanë reaguar ashpër nga Oda e Mjekëve të Kosovës dhe Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës./Llapi.info