Prokuroria Themelore në Prishtinë e ka liruar policin i cili ditë më parë ishte arrestuar nën dyshimin se e kishte rrahur bashkëshorten e tij, njofton Klan Kosova.
Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar kryeprokurori, Imer Beka, i cili po ashtu ka thënë se prokurori e ka vlerësuar se nuk ka arsye për të kërkuar që i dyshuari të mbahet në paraburgim.
“Ka biseduar me ta dhe procedura penale do të zhvillohet normal”.
Sipas Imerit, pasi që ka biseduar me familjen, prokurori e ka vlerësuar se nuk ka rrezik që ky rast të përsëritet.
“E ka lënë në procedurë të rregullt sepse nuk ka parë rrezik që ka për t’u përsëritur”.
“Prokurori ka vlerësuar që nuk ka arsye për të bërë kërkesë për ta mbajtur në paraburgim”.