Se Podujeva me rrethinë është burim i talentave të futbollit, tregon më së miri 15 vjeçari Lis Behrami i cili vjen nga shkolla e futbollit ‘Besiana’-Podujevë.
Që tri vite, Behrami ka treguar talentin e tij prej mesfushori fantazist, golashënues të spikatur dhe liderit/kapitenit autoritariv dhe respektues.
Me paraqitjet e tij gjatë kampionateve të kalura ka zgjuar interesimin e disa klubeve që ta kenë në gjirin e vet si lojtar.
Ai ka pasur edhe një grumbullim për reprezentacionin e Kosovës U17 dhe se angazhimi i tij në sferën e futbollit ka qenë pozitivitet edhe në mësimet shkollore dhe se tërë kohën ka rezultate të shkëlqyeshme në shkollën e mesme.
Përkushtimin që trajneri i tij Besim Ajvazi dhe gjithë të tjerët e kanë ndaj Lisit, ai e paraqet me asistime në çdo lojë, me driblime dhe me gola nga çdo pozitë, ndërsa për ilustrim do mund të shihni një gol të tij të realizuar gjatë kampionatit 2017/18: