Në fshatin Bajqinë të Podujevës, fshat ky i cili gjendet rreth 6 kilometra në veri të këtij qyteti, gjendet një pasuri të cilën banorët e këtij fshati e ruajnë me mjaft nostalgji.

Një lis i cili u ka mbijetuar më shumë se 3 luftërave. Bëhet fjalë për një plep i cili ka më tepër se 200 vjet.

Kryeplaku i fshatit Bajqinë, Sadik Mucolli në një intervistë për Gazetën Blic ka dhënë informacione se si ky lis u ka mbijetur kohërave të ndryshme deri më sot.

“Këta janë lisat, ky është plep. Sipas gjyshes së babës, gjyshja ka rrnu 103 vjet, ajo e kish pas mbajtë në mend kta kur kanë qenë t’vocërr edhe i ka kallxu babës tem. Baba ka rrnu 90 vjet e ai ka vdek veç kta duhet mi pas 200 vjet. Edhe kanë qenë të mdhoj shumë”, tha Mucolli.Por edhe pse ka më shumë se dy shekuj jetë, ky lis, përveç kohës, shpesh herë ka qenë i rrezikuar edhe nga njerëzit dashakeq.“Pak i kanë sos. Qiky ka qenë 14 pash me i ra okoll-okoll me i ra i gjon. Tash janë dobsu pak, kanë nis pak mu tha.

I ka kall dikush po skem dit kush se ky e ka pas nifar zgotri si eshkë edhe ia ka dhon qibritin kallaj deri ka nga katuni e ka shkym deri qasi hovi mirë jon kon. Edhe këta janë nën mbrojtje sguxon me i pre as i zoti i arës se janë në njëfarë mbrojtje e s’guxon me i pre” tha ai.

Interesim për këtë vend kaq të bukur, qysh para 30 vitesh kishin shfaqur edhe serbët. Sipas Mucollit ata si plan kishin edhe ndërtimin e një një restoranti afër këtyre lisave.Me 15 metra i gjerë apo 14 pash, sic i referohet baca Sadik, ky lis konsiderohet si njëri prej lisave më të gjerë në Kosovë./Gazeta Blic

Për këto dhe detaje tjera, mund t’i ndiqni në skorien e më poshtme :

Lisi disa shekullor në Bajqinë të Podujevës!

Në fshatin Bajqinë të Podujevës gjendet një plep që ka më shumë se 200-vjet!Gazetar: Lulzim M. HalimiKamera: Arsim RexhepiMontazhi: Flamur A. Bublica

Publiée par GazetaBlic sur Mercredi 2 janvier 2019