KQZ-ja sot ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme më 6 tetor, shkruan Llapi.info.
Me këtë rast janë bërë të ditur edhe emrat dhe votat e kandidatëve të subjekteve politike që do t’i zënë ulëset e Kuvendit.
Në kë zgjedhje, Partia Demokratike e Kosovës në këtë legjislaturë do të ketë 25 deputetë.
PDK ka marrë 178.645 vota ose 21,163% . Sipas listës së KQZ-së, vetëm Floretë Zejnullahu ka arritur t’i sigurojë votat e mjaftueshme për t’u bërë deputete nga PDK-ja e Llapit.
Nga kjo degë kanë garuar edhe Rrustem Mustafa i njohur si Remi, Naim Fetahu, Fahri Osmani dhe Nexhmi Muçiqi, por të njëjtit s’kanë arritur të bëhen pjesë e Kuvendit./Llapi.info
Në listën më poshtë mund të gjeni emrat dhe votat që fituan në zgjedhjet e 6 tetorit: