Komisioni qeveritar për njohjën dhe verifikimin e statusit të dëshmorit të kombit, invalidit, veteranit, pjesëtarërit…, javën që po e lemë i ka publikuar listat për këto kategori për Zonën Operative të Llapit dhe atë të Karadakut. Deri më 20 shkurt do të publikohen edhe listat e plota të Zonave tjera operative të UÇK-së.

Pas publikimit të këtyre listave për dy Zonat Operative ka pasur pakënaqësi të shumta, si për numrin e fryrë ashtu edhe për mospërfshirjen e atyre që pretedojnë se kanë qenë pjesë e UÇK-së.

Nga këto lista, në Zonën Operative të Llapit kanë dalë 918 invalidë të luftës, ndërkaq Indeksonlin mëson se menjëherë pas luftësa, ZOLL-i i kishte 181 invalidë. Pra, duket se lista e invalidëve është fryrë për më shumë se 730 invalidë.

Më poshtë ju sjellim listat e invalidëve të përpiluara menjëherë pas luftës në këtë Zonë Operative. /Indeksonline/

123456