Përfaqësuesja e Kosovës miqësoren e ardhshme do ta zhvillojë kundër Azerbajxhanit.

Përbërja e “Dardanëve” për këtë ndeshje do të jetë e gjitha me futbollistë shumica e të cilëve luajnë në elitë.

Portierë
Blerdar Hajdini (Trepça ‘89)
Visar Bekaj (Prishtina)
Faton Maloku (Feronikeli)

Mbrojtës
Visar Berisha (Ballkani)
Ilir Blakqori (Llapi)
Ardian Limani (Drita)
Armend Thaqi (Gjilani)
Arbër Potoku (Trepça ‘89)
Ahmet Haliti (Feronikeli)

Mesfushorë
Florent Hasani (Trepça ‘89)
Lorik Boshnjaku (Prishtina)
Mentor Zhdrella (Llapi)
Hamdi Namani (Llapi)
Rron Broja (Shkupi)
Meriton Korenica (Liria)
Alush Gavazaj (Liria)
Xhevdet Shabani (Drita)

Sulmues
Mendurim Hoti (Feronikeli)
Genc Hamiti (Drenica)
Mirlind Daku (Llapi)
Leotrim Kryeziu (Drita)

Më së shumti futbollistë do të grumbullohen nga kampioni vjeshtor i Superligës, Llapi gjithsej 4.

Ndeshja me Azerbajxhanin që zhvillohet në Antalia më 2 shkurt, do të jetë e para për Kosovën në vitin 2018. Në miqësoren e fundit kundër Letonisë që ishte zhvilluar në Mitrovicë, përfaqësuesja jonë e drejtuar nga Muharrem Sahiti fitoi 4-3, shkruan supersport.al.