Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq ndodhet në Kosovë ku po merr pjesë në mbledhjen solemne të Listës Serbe për ta shënuar përvjetorin e ekzistencës së sajqë mbahet në Mitrovicë.
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq tha kjo listë ka për qëllim të forcojë popullin serb në Kosovë.
Ai ka mbështetjen e Qeverisë së Serbisë dhe Presidentit Aleksandar Vuçiq “.
“Ne kemi arritur të ruajmë institucionet tona. Ne kemi për të shpëtuar një komb” tha ai.
Në fjalimin e tij të hapjes, ai foli për suksesin e madh të kësaj partie në institucionet e Kosovës. Këto janë zgjedhjet fituese, zhvillimi ekonomik, punësimi i të rinjve, kryebashkiakët e suksesshëm.
Ai dërgoi dy udhëzime për mbijetesën e serbëve – pjesëmarrjen e të rinjve në FSK dhe largimin e të rinj serb.
“Ne u bëjmë thirrje njerëzve që të mos i bashkohen këtij formacioni”, shtoi ai.