Drejtor i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, është takuar sot me përfaqësues politikë të serbëve të Kosovës ku kanë diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi si dhe për koordinimin në favor të mbrojtjes së interesave të Serbisë.
“Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, është takuar sot me përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës për situatën politike dhe të sigurimit të këtij vendi, dhe procesin e dialogut në mes Beogradit dhe Prishtinës”, shkruan sot mediumi serb, Radio Kontakt Plus.
“Ai ka theksuar se në periudhën që po vjen, autoritetet në Beograd dhe përfaqësuesit e Listës Serbe në janë shumë të koordinuar në mënyrë që t’i përforcojnë kapacitetet diplomatike dhe politike për mbrojtjen e shtetit të Serbisë dhe interesave kombëtare në një masë të madhe, sipas deklaratës”.
Madje, përfaqësuesit serb, të prirë nga lideri i Listës Serbe, Goran Rakiq, i ofruan mbështetje të plotë presidentit serb, Alekandër Vuçiq, dhe lidershipit serb në përgjithësi.
“Përfaqësuesit e serbëve nga Kosova i ofruan përkrahje të plotë presidentit [serb] Aleksandër Vuçiq, dhe qeverisë serbe në përpjekjet e tyre për t’i zgjidhur problemet në Kosovë duke gjetur një zgjidhje kompromisi që do ta garantonte mbijetesën dhe zhvillimin e serbëve [në Kosovë]”, vijon lajmi i Radio Kontakt Plus.
“Ata po ashtu kanë treguar pikëpamjen e tyre në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, ku nuk ka nevojë që të refuzohet ndonjë temë e diskutimit dhe që zgjidhja duhet të kërkojë që të merren në konsideratë interesat afat-gjatë të Serbisë dhe popullit serb si tërësi, ka thënë Zyra e KiM në një deklaratë”.
“Në listën e Listës Serbe të udhëhequr nga Goran Rakiq ishin përfaqësues serbë nga jugu, veriu dhe pjesë qendrore të Kosovës, thuhet në deklaratë”.