“Me rastin e njohur Gjuriq, Lista serbe publikisht është tërhequr nga qeveria. Në anën tjetër, ajo vazhdon punën në qeveri. Kur është fjala për punë e vendime ajo bojkoton, ndërsa kur është fjala për paga e privilegje të pushtetit, ajo i shfrytëzon! Rishtazi, ministri i bujqësisë nga Lista serbe, Nenad Rikallo, ani pse në dorëheqje, e ka suspenduar kryeshefin ekzekutiv të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB), Elhami Hajdari. Përveç kësaj, dje ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, IvanTodosijeviq, takoi zyrtarisht anëtarët e ekipit menaxhues për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe, duke iu ofruar mbështetje nga ana e ministrisë nga e cila ka dhënë dorëheqje”, thuhet në reagim.
Lëvizja për Bashkim thekson se është e qartë se kur është puna për institucionet dhe zhvillimin e Kosovës, Lista serbe bojkoton në favor të Serbisë, ndërsa kur është puna për paga e privilegje, ajo i shfrytëzon ato, e që është në dëm të Kosovës.
“Qeveria e Kosovës vazhdon t’i mbyllë sytë! E zënë ngushtë me numrat në Kuvend dhe me zgjidhjet e padrejta në Vjenë e Bruksel, ajo ka zgjedhur të mos veprojë edhe kur dëmtohet rëndë Kosova! Kosova nuk guxon të mbetet edhe më tutje peng i një grushti njerëzish që deklarojnë e veprojnë kundër saj! Lëvizja për Bashkim kërkon nga Kryeministri Haradinaj që të marrë hapa konkretë në lidhje me këtë gjendje,qoftë me ristrukturim të qeverisë apo edhe me zgjedhje të reja!Kjo situatë nuk guxon të vazhdojë më kështu!”, thuhet në reagimin e Lëvizjes për Bashkim.