Në seancën e mbajtur në Kuvend të Podujevës, Rafet Llapashtica nga PDK ka thënë se subvencionet me serrat të dhëna nga Drejtori i Bujqësisë, Vezir Januzi, janë mbjellur me kanabis.
Kështu ka thënë Llapashtica pas fjalëve të thënë nga Vezir Januzi i cili shtoi se janë rritur subvencionet në të gjitha projektet, shkruan Llapi.info
“Janë rritur subvencionet në të gjitha projektet. Besoj që në këtë formë bujqësinë e Podujevës ta bëjmë ta marrin lakmi edhe komunat tjera, siç është kultivimi i mjedrës. Nëse bëni ju punët mirë, ju që nuk e besoj asnjë herë se do të vini në pushtet, këto prioritete që i paraqitët t’i realizoni” , ka thënë Januzi.
Pas këtyre fjalëve reagoi së pari Arbër Blaku e pastaj edhe Rafet Llapashtica.
“Drejtori Vezir pak u livdua, por bash kur ke qenë ti drejtor Vezir, serrat që i ke nda kanë mbjellë kanabis në ato serra. Unë e di mirë asnjë komision nuk e ke dërgu me i këqyr ato serra. Kur t’i bësh ndarjen subvencioneve duhet me bë një komision me i këqyr dhe mi i sqaru që në ato mund të mbjellësh gjëra të tjera.” ishin fjalët e Llapashticës.
E këtë fjalë që i tha Llapashtica, krijoi reagime e të qeshura në sallën e Kuvendit, por kryesuesi kërkoj që të flitet vetëm për pikat e rendit të ditës./Llapi.info