Llapi dhe Drita kanë barazuar 1-1 në kuadër të xhiros së 20-të të Superligës së Kosovës në futboll, raporton Llapi.info.
Pjesa e parë e zhvilluar në stadiumin e qytetit të Gjilanit u mbyll pa gola, përkundër që të dyja ekipet patën raste shënimi.
Në të dytën, ishin mysafirët llapjanë që realizuan të parët. Valmir Veliu shënoi pas një kundërsulmi në minutën e 50’ për 1-0.
Vendasit barazuan shifrat 1-1 në minutën e 77’ me anë të Ardian Cuculit që u tregua i saktë nga penaltia, njëherësh ky ishte edhe epilogu përfundimtar i këtij takimi.
Pas këtij barazimi, Llapi tani i ka 33 pikë ne vendin e katërt, kurse Drita ka 38 sosh dhe pozicionohet në krye të tabelës.
Në xhiron e radhës, Llapi pret në “Zahir Pajaziti” Feronikelin, ndërkohë që Drita i shkon Malishevës./Llapi.info