Me rezultat 1:1 ka përfunduar ndeshja miqësore mes Lirisë dhe Llapit, ndeshje kjo e zhvilluar në kuadër të përgatitjeve para fillimit të kampionatit në Shqipëri, njofton Llapi.info.
Golin për Lirinë e shënoi mbrojtësi Robert Gjeraj, ndërsa për Llapin shënoi sulmuesi Alban Mavriqi.
Llapi do ta nis stinorin pranveror nga vendi i dytë me 30 pikë, kurse Liria nga vendi i nëntë me 21 pikë./Llapi.info