Sulmuesi i skuadrës së Llapit, Alban Mavriqi, i cili edicionin e kaluar ishte një ndër lojtarët më meritor për rikthimin e Llapit në Superligë në një prononcim për GazetënOlle ka thënë se Llapi do të jetë një arrë e fortë për secilën skuadër në Superligë.

“Kemi një skuadër shumë të mirë. Me përforcimet të cilat kanë ardhur besoj se jemi një grup tejet i mirë i futbollistëve. Besoj se do të jemi befasia e Superligës këtë edicion”, u shpreh Mavriqi, raporton GazetaOlle, transmeton Llapi.info

Mavriqi edicionin e kaluar me fanellën e KF. “Llapi” ka shënuar 12 gola./Llapi.info