Ekipi i Llapit pas ndeshjes që pati dje me ekipin e Gjilanit sot mbajten një mbledhje urgjente të thirrur nga Drejtori Ekzekutiv i Bordit Drejtues të F.C Llapi-t, Nexhat Dumnica ku analizuan ndeshjen e Llapit me Gjilanin, transmeton Llapi.info.

Në një komunikatë të ekipit të Llapit thuhet se bordi drejtues me vota unanime ka vendosur ti drejtohet organeve kompetente me padi në Gjykatën Themelore pasi që ndihen të fyer, të dëmtuar dhe të akuzuar nga trajneri i KF. Gjilanit, Bylbyl Sokoli.

“Llapi ka një ekip cilësorë dhe nuk ka nevojë që me referë të rregulloi ndeshjen”, këto ishin fjalët e Bylbyl Sokolit pas ndeshjes.

Ekipi i Llapit përmes kësaj komunikate kërkon që të sqarohet nëse akuzat e Sokolit janë personale apo janë qëndrime të ekipit të Gjilanit./Llapi.info

Kjo është komunikata e plotë e ekipit të F.C “Llapi”:

“KOMUNIKATË

Pas mbledhjes së thirrur me datën 17.03.2016 – Ora 16:00 – Podujevë

Pas thirrjes së mbledhjes urgjente nga Drejtori Ekzekutiv i Bordit Drejtues të F.C “LLAPI”-t Z.Nexhat DUMNICA, mbledhja u mbajt vetëm me një pikë të rendit të ditës e cila ishte: Analiza e ndeshjes FC LLAPI – KF Gjilani.

Si provë materiale ne si bord e kemi shikuar dhe analizuar edhe një herë rrjedhën e komplet ndeshjes për 94 minuta dhe ashtu siq e ka parë i gjithë opinion futbollistik në Transmetimin Live nga Operatori Televiziv Super Sport Kosova, pa e potencuar dominimin total të Skuadrës tonë dhe rezultatin bindës ndaj kundershtarit ne si bord jemi jashtë mase të indinjuar dhe të revoltuar për dëmtim të imazhit Sportiv, dhe dëmtim moral drejtuar komplet Bordit Drejtues, këtë imazhë ne e kemi ruajtur dhe ngritur për vite të tëra me mund te madh, meqë jemi të fyer, dëmtuar, dhe të akuzuar nga trajneri i Kf Gjilanit “Prof” Bylbyl Sokoli ne si bord drejtues me vota unanime kemi vendosur ti drejtohemi organeve kompetente me padi në Gjykatën Themelore si dhe me të njejtën Shkresë do të njoftohen Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Federatën e Futbollit të Kosovës gjegjësisht Komisionin Diciplinor dhe Komisionin e Statistikave ku klubi juaj që drejtoni është Kampion për mos diciplinë.

Akuzat e juaja të pabazuara në fakte “Prof” Bylbyl Sokoli ju shërbejn vetëm për arsyetim të brendshëm në klubin që ju drejtoni momentailsht, këtë stil tuajin kritikues dhe akuzues më së miri e dinë klubet që i keni drejtuar në kohërat e kaluara Si P.sh: FC KEKU, FC FERIZAJI,FC DRENICA, FC PRISHTINA dhe për ironi, të njëjtin stil e keni përdorë edhe në deklaratën tuaj dhënë mediumeve për ndeshjen FC LLAPI – FC PRISHTINA 2-1 ndeshje e zhvilluar për Digitalb Kupën e Kosovës sezonin e kaluar dhe meqë ke fjala për Drejtimin e Klubeve nga ju “PROF” e kemi edhe ish Klubin e Famshëm KF BESIANA që për fat të keq ai klub është shuar tërësisht dhe kontributi juaj për shuarjen e këtij Klubi ishte determinues, këtë e dinë më së miri vendasit e Podujevës.

Shihemi në Gjykatë “PROF”

Këtë shkresë zyrtarisht ia drejtojmë edhe KF GJILANI që për hirë të korrektësisë dhe miqësisë të përhershme që kemi në mes klubeve tona, i lutemi drejtuesve të KF GJILANIT që akuzat e Bylbyl “PROF” Sokolit se a janë qendrime edhe të KF GJILANIT apo vetëm të tij Personale.”