Llapi si duket ende nuk është rehatuar me portën pas largimit të Ilir Avdylit.
Llapjanët ndonëse transferuan Saladin Mustafin dhe vazhduan me Afrim Ademin, synojnë edhe një portier gjatë afatit kalimtar veror.
Kësisoj, burime të afërta të Gazeta Sheshi me futbollistin konfirmojnë se Visar Bekaj është në bisedime me Llapin dhe marrëveshja mund të arrihet shpejt.
Bekaj u nda me Prishtinën dhe është i lirë.