Dy futbollistët e talentuar, të cilët së fundmi bartën fanellën e 2 Korrikut, mesfushori Egzon Qerimi dhe sulmuesi Visar Zeneli, në pranverë do të luajnë për Llapin.

Janë lojtarët që kanë konfirmuar marrëveshjen me skuadrën nënkampione të vjeshtës. “Me insistimin e trajnerit Tahir Batatina i jemi bashkuar Llapit. E falënderojmë atë dhe kryesinë e Llapit për interesimin. Po ashtu falënderojmë edhe kryesinë e klubit të 2 Korrikut për korrektësinë e treguar”, kanë thënë futbollistët për Gazetën ‘Olle’, përcjell Llapi.info.

Marrëveshjen me dyshen e 2 Korrikut e ka konfirmuar edhe trajneri Tahir Batatina.

Ndryshe nga Zeneli që në të kaluarën ishte pjesë e Hysit, Qerimi edhe më parë ka luajtur për Llapin, derisa është optimist se mund t’ia dalin për t’u shpallë kampionë.

Llapi më parë është përforcuar edhe me disa futbollistë tjerë të spikatur./Llapi.info

16
25