Llapi e ka eliminuar Feronikelin nga Kupa e Kosovës, pasi sot në ‘Rexhep Rexhepi’ mposhti skuadrën nga Drenasi, me rezultat 2-4, pas ekzekutimit te penalltive, njofton Llapi.info.
Ballafaqimi mes drenicasve dhe llapjanëve ka dhënë një lojë mjaft të mirë më raste të shumta, dhe katër gola të shënuara.
Koha e rregullt u mbyll baras 1-0, më një gol te Festim Krasniqit për mysafirët, derisa Hamdi Namani shënoi në portën e gabuar për të barazuar shifrat në 1-1, rezultat më të cilën u mbyll koha e rregullt, transmeton KosovaPress.
Edhe në lojën shtesë u shënuan edhe dy gola. Fillimisht llapjanët përmes Mirlin Dakut kaluan për të dytën herë në avantazh, mirëpo, në minutën e fundit të ndeshjes, saktësisht në minutën e 120-të Mendurim Hoti shënoi nga pika e bardhë për të barazuar shifrat në 2-2.
Skuadra fituese u vendos nga penalltitë. Nga goditjet nga pika e bardhë më të suksesshëm u treguan skuadra llapjane duke fituar me rezultat 2-4.