Me rezultat 3:1 në favor të ekipit llapjan ka përfunduar ndeshja mes Llapit dhe Drenicës, njofton Llapi.info.

Pjesa e parë kishte përfunduar me rezultat 1:1, ndërsa, në pjesën e dytë llapjanët arritën të shënojnë edhe dy gola për të përmbysur rezultat në 3:1.

Golashënuesit për Llapin ishin: Dardan Jashari 40’, Ilir Blakqori 47’ dhe Visar Zeneli 60’.
Drilon Osmani shënoi për Drenicën në minutën e 3’.

Me këtë fitore Llapi arrinë kuotën e pikëve në 44 pikë./Llapi.info