Llapi ka arritur të fitojë miqësoren ndaj ekipit ukrainas, FC Vorskla Poltava, me rezultat 2-0, shkruan Llapi.info.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin Titanic Lara të Antalyas – Turqi.
Golat për ekipin llapjan i shënuan Muhamet Hyseni në minutën e 15’, dhe Ahmed Januzi në minutën e 21’, gola që ishin vendimtarë në fitoren e ekipit nga “Zahir Pajaziti”.
Llapi po vazhdon të qëndrojë në Turqi për parapërgatitje për sezonin pranveror në Superligën e Kosovës./Llapi.info